Fjalë Kyçe

Nisma Socialdemokrate me projekte për aktivizimin e qytetarëve për pjesëmarrjen në politikë

Nisma Socialdemokrate me projekte për aktivizimin e qytetarëve për pjesëmarrjen në politikë

Nisma Socialdemokrate në Prishtinë ka filluar me trajnimin e aktivistëve të saj mbi rëndësinë e aktivizimit, pjesëmarrjes dhe përfaqësueshmërisë së qytetarëve në jetën politike.

Një iniciativë të tillë e ka ndërmarrë, nëndega ‘Qendër’ në Prishtinë që është pjesë e këtij subjekti politik.
Ky projekti i quajtur “Do-okracia: Aktivizimi Qytetar dhe Politik”, është mbajtur nën organizimin vullnetar të kryesisë së kësaj nëndege.

Ligjëruesi i këtij projekti, Gurakuç Kuçi, i cili është edhe koordinator i kësaj nëndege, në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo iniciativë ka për qëllim kuptimin e drejtë të politikës dhe aktivizimin politik të qytetarëve.

“Mënyra e aktivizimit të qytetarëve në jetën politike dhe në kuptimin e drejtë të politikës, sot është një sfidë kryesore për shoqërinë tonë. Si e tillë po na mundëson që të kemi edhe probleme me përfaqësim, qeverisje dhe zgjidhje të problemeve. Andaj, kjo është iniciativa e re që është marrë nga Nisma Socialdemokrate. Iniciativa mbi kuptimin e drejtë të politikës dhe aktivizimin politik të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kuçi.

Ai më tutje ka shtuar se ky projekt ka për qëllim qëtë filloj një proces ky qytetarët të shprehin problemet dhe zgjidhjet e tyre duke filluar nga lagja e më gjerë.

“Ky projekt “Do-okracia: Akvizimi Qytetar dhe Politik”, kishte për qëllim që të nisë një proces ku qytetarët shprehin problemet e tyre që nga lagja, komuna e më gjerë, gjithashtu edhe idetë dhe kreativitetin e tyre për zgjidhje në mënyrë efiçente, efektive dhe rentabile.
Ky projekt është pragmatik dhe shtrin gjerësisht gjithëpërfshirjen, përfaqësueshmërinë dhe barazinë e qytetarëve në aktivizimin politik”, ka përfunduar Kuçi.

Ky projekt është i pari i organizuar me financimin dhe kontributin e grupit punues të kësaj nëndege, duke filluar nga kryetari Orli Zhubi, sekretari NazmiMaksutaj, koordinatori Gurakuç Kuçi dhe të tjerë.