Fjalë Kyçe

NISMA tashmë me 10 deputetë, Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus

NISMA tashmë me 10 deputetë, Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus

Grupit Parlamentar të  Nismës Socialdemokrate-AKR i janë bashkuar edhe katër deputetë  të  Kuvendit të Kosovës.

Këtë  për “Indeksonline”, e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të  Nismës, Endrit Shala, i cili ka thënë  se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë  në  kuadër të  Grupit Parlamentar i cili do të  quhet NISMA-AKR-6 Plus.

Shala ka bërë  me dije se kjo pritet të  formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme.

Poashtu edhe deputeti Fikrim Damka ka konfirmuar pë r “Indeksonline”, krijimin e kë tij grupi me dhjetë  deputetë  dhe se qysh nesë r do të  zyrtarizohet ky grup i pë rbashkë t parlamentar.