Fjalë Kyçe

Nisma thërret konferencë për media, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve

Nisma thërret konferencë për media, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri sot publike rezultatet përfundimtare t zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan me 6 tetor.
Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese, duke u pasuar nga LDK si parti e dytë dhe PDK parti e tretë.
Por pragun zgjedhor në këto zgjedhje nuk arriti të kalojë koalicioni Nisma AKR-PD.

Pavarësisht rezultateve zyrtare të publikuara sot, Nisma ka thirrur konferencë për media duke filluar nga ora 14:00.
Konferenca zhvillohet tek Selia Qendrore në Prishtinë.