Fjalë Kyçe

Nitaj në Ditën e Evropës: Po bëhemi më Papë se Papa, e gjithë dynjaja sot punojnë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ëhstë kundër që Dita e Evropës të festohet në Kosovë.

Ai ka thënë se ne bëhemi sikur jemi shumë të gëzuar me këtë ditë, sa që bëhemi më Papë se Papa dhe ndryshe nga gjithë dynjaja e bëjmë edhe ditë pushimi, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Hipokrizia në Ditën e Evropës. Ne bëhemi sikur jemi shumë të gëzuar me këtë ditë, sa që bëhëmi më Papë se Papa dhe ndryshe nga gjithë dynjaja e bëjmë edhe ditë pushimi, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në maje të gjuhës perspektivën evropiane të Kosovës, po ndryshe nga gjithë pjesën tjetër të Kontinentit, veç qytetarët e saj ka lënë në “Geto” shkruan Nitaj në Facebook./Gazeta Alo/