Një 13 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, gjatë së dielës.
Policia ka arritur që t’i arrestojë personat e dyshuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai.
Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars.
Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj.
Hetuesit policorë nga stacioni policor në Malishevë me të paraqitur rasti, u vunë në aksion ku edhe arritën ta lokalizojnë vendndodhjen e të miturës.
Rasti po hetohet si “Dhunim”.