Fjalë Kyçe

Një 15-vjeçar, viktima e parë e tërmetit në Kroaci

Një 15-vjeçar, viktima e parë e tërmetit në Kroaci

Mediat kroate kanë raportuar se tërmeti i sotshëm që ka goditur Zagrebin, ka shkaktuar vdekjen e një fëmije 15-vjeç.

Siç shkruan Jutarnji.hr, Instituti i Emergjencave Mjekësore ka njoftuar se viktima e parë e tërmetit është një 15-vjeçar.

“Morëm një thirrje për kolapsim të një ndërtese në lagjen Djordjiceva 13. Një ekip i ndihmës së shpejtë shkoi aty dhe gjeti një fëmijë në vendngjarje, i cili më nuk kishte shenja jete”, ka thënë drejtori i Institutit, Zarko Rashiq, shkruan MeteoBallkan.
Ndërkohë, është paralajmëruar një mbledhje e krerëve institutcionalë të Kroacisë për të ndërmarrë masat emergjente pas tërmetit.

Në takim do të marrin pjesë presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit e të tjerë zyrtarë.