Fjalë Kyçe

Një 29 vjeçar nga Lipjani vdes nga koronavirusi

Një  29 vjeçar nga Lipjani vdes nga koronavirusi

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 10 vdekje, të gjithë të infektuar me koronavirus. Në mesin e tyre është edhe një rast 29 vjeç nga komuna e Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK, teksa ka njoftuar edhe për 311 raste pozitive me COVID-19 dhe 128 të shëruar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet tutje në raportin e IKSHPK-së.