Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 01:20 përmes telefonit është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.
Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.
“Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.