Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë pasdites të së martës në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se viktima është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në rrugën “Evlia Qelebia”.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Ai më tej bëri të ditur se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.