Fjalë Kyçe

Një anëtarsi e fortë apo militant partiak?!

Një anëtarsi e fortë apo militant partiak?!

‘Cili asset ka më shumë rëndësi për një subjekt politik? Disa mund të përgjigjen: ‘Një udhëheqës karizmatik;. Të tjerët mund të thonë: “ Një mesazh I shkëlqyer’ apo ‘Shumë para’. Përgjigjja ime është: ‘

Një anëtarësi e madhe dhe në rritje’ Kështu citon Mary O’Hagan në një shkrim të saj në lidhje me anëtarësinë dhe rëndësinë e saj për një subjekt politikë. Kosova si dhe shumë vende të tjera të rajonit, është duke u munduar të kalojë fazën e tranzicionit dhe të konsolidimit, të reformimit dhe institucinalizmit, duke dashur të arrijnë vlerat dhe objektivat perëndimore të demokracisë.

Këtu ka shumë subjekte politik dhe zgjedhjet në shumicën e kohës zhvillohen rregullisht, por jo gjithmonë janë të rregullta e demokratike, ka shpërthim të mediave por ato në shumicën e kohës po kontrollohen nga interesa politikë dhe individual, shoqëritë civile po rriten por shumë ngadalë.

Tranzicioni mbase po ka përmirësime të ashtuquajtura institucionale por ka shkëputje të madhe midis elitës qeverisëse dhe qytetarëve si dhe nga korrupsioni i lidhur me të. Politika qeverisëse shpesh përcaktohet nga interesa privat dhe jo publikë.

Strukturat ligjore për të luftuar korrupsionin janë hartuar por ato ende nuk zbatohen. Kjo është gjendja reale qeverisjes qendrore dhe lokale, kjo është gjendja e krijimit te politikave te reja e ‘demokratike’. Dhe një çështje problematike është dhe delegimi dhe pjesëmarrja aktive dhe frytdhënëse të çdo anëtari I cili përfaqëson dhe dëshiron të jetë pjesë e një subjekti. Tranzicioni dhe anomali të parregullsive nuk ndodhin vetëm në instancat më të larta qeverisëse dhe konsitucinale e vendimmarrëse, ato fillojnë që brenda partisë.

Në këtë situatë reagim i pakënaqësisë për demokratizimin e mëtejshëm të partive politike, e veçanërisht të atyre subjekteve me anëtarësi më të madhe, po bëhet shumë e nevojshme.

Në përfaqësimin e çdo niveli, partiak apo qeverisës, të mëshirohet realisht parimi i ekuilibrit të forcave, që nënkupton dhe institucionalizimin e përfaqësimin e mendimit ndryshe apo të fraksioneve e korrekteve alternative në parti.

Një hap i rëndësishëm dhe reformues është kalimi nga demokracia përpjesëtimore apo e delegimit në atë të drejtpërdrejtë, pra në një proces zgjedhor apo vendimmarrës me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të vetë anëtarësisë së partisë. Me strukturat e procedurat aktuale partiake, zgjedhja e kryetarit të partisë sot bëhet në periudha të caktuara, me kandidatë ose pa kandidatë konkurrentë, dhe siç tregon dhe vetë rezultati dhe përvoja, shumica e këtyre rasteve kanë përfunduar vetëm si zgjedhje teknike dhe asgjë më shumë.

Zbatimi i parimit madhorë të demokracisë direkte, do të ndeshë vazhdimisht në barriera të forta të lidershipit ekzistues të politikës sonë. Sidoqoftë sipërmarrja politike për zbatimin e parimit të anëtarësisë pjesëmarrëse është një mision i rëndësishëm sepse, te çdo anëtarë krijohet besimi se është pjesë e vendimmarrjes Brenda subjektit dhe jo vetëm një kukull dhe një votë më shumë, po ashtu rritet kohezioni ndërmjet anëtarëve dhe ajo konsolidohet më tej pasi eliminohet tendenca e monopolizimet ( siç ndodhë tani në shumicën e partive politike), subjekti politik gjithashtu rritë maksimalisht reputacion e saj në opinionin e gjerë publik. Anëtarët janë një mjet me të cilat partia mund të jetë aktive në nivel vendor duke mbajtur një dialog të vazhdueshëm me qytetarët në periudhat ndërmjet zgjedhjeve. Anëtarët e partisë mund të parandalojnë udhëheqësit e një partie qeverisëse të humbasin lidhjen me zgjedhësit dhe nga ana tjetër mund të parandalojnë udhëheqësit e opozitës të humbasin shpresën për fitore në të ardhmen.

Anëtarët janë aseti më I vyer dhe më I rëndësishëm I një partie politike. Duke ditur se anëtarët janë kaq të rëndësishëm , atëherë organizatorët duhet të kenë parasysh se si t’i antarsojnë, si t’i mbajnë, si t’i motivojnë dhe si t’u japin detyra sa më me efektivitet.

Por ajo qa ndodhë në të vërtetë në shumicën e subjekteve politike në Kosovë është se ata duan një numër të madh militantësh, sidomos në kohë fushatash, duke dashur të sjellin sa më shumë vota e të arrihet fitorja. Por fatkeqësisht një përqindje e madhe e këtyre militantëve nuk kanë as informacion bazë të vetë formimit dhe plan programit politike të vetë subjektit për të cilin militarizojnë e bëjnë thirrje dhe të tjerët qe të përkrahin atë politikë. Gjithashtu nuk duhet harruar se duke mos pasur baza të shëndosha argumentesh politike, po këta militant shumë shpejtë mund të largohen nga një subjekt në tjetrin e duke krijuar kështu një vakum e jo stabilitet të ideologjisë dhe përgatitjes profesionale politike.

Kështu që për të modernizuar sistemin politike, për të vendosur pushtetin e ligjit, për të siguruar një sistem elektoral me të vërtetë të paanshëm, për të ndërtuar praktikat si dhe parimet e medias së pavarur, për të reduktua

Kështu që për të modernizuar sistemin politike, për të vendosur pushtetin e ligjit, për të siguruar një sistem elektoral me të vërtetë të paanshëm, për të ndërtuar praktikat si dhe parimet e medias së pavarur, për të reduktuar korrupsionin në sektorin publik – do të thotë të shprehësh haptazi në emër të parimeve demokratike dhe t’i bësh ato reale dhe konkrete, duke pasur parasysh që ; shtëpia jote’ të jetë në kushte pune vërtet demokratike.