Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për trafikim me emigrantë, raporton Express
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Arrestohet një person që kërkohej nga Gjykata themelore në Prishtinë. Sot nga zyrtarët policor të stacionit të veriut në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës për veprën Trafikim me emigrantë”, ka deklaruar Ahmeti.
I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit. “Personi i arrestuar R.G mashkull, 55 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar për vuajtje të dënimit”, deklaroi Ahmeti.