Fjalë Kyçe

Një burrë gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren

Një burrë gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren

Një burrë në Prizren është gjetur i vdekur në rrugë.

Policia e Kosovës njofton se të enjten, rreth orës 12:40 ka marrë një njoftim se një person gjendet i shtrirë në rrugën “Shefqet Kaçaniku” në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësorë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.hetim