Fjalë Kyçe

Një burrë ther me thikë disa persona në Frankfurt

Një burrë ther me thikë disa persona në Frankfurt

Raportohet se një burrë ka therur me thikë disa persona në Frankfurt të Gjermanisë, gjatë ditës së sotme.

Sipas policisë asnjë nga viktimat s’ka pësuar lëndime të rënda, po ashtu nuk dihen detajet për sulmuesin e as sa persona janë lënduar.

Raportohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit kryesor të trenit dhe se viktimat janë dërguar në spitalet më të afërta.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia.