Rexhep Maksuti, dëshmitar i aksidentit të sotëm në fshatin Shtedim, në Podujevë ku humbi jetën një person pasi u godit nga vetura ka treguar sesi ka ardhur deri tek ky aksident.
Maksuti ka treguar se këmbësori i cili vdiq kishte sot kishte ardh nga Gjermania për ta rregulluar oborrin e shtëpisë së tij.
“Aksidenti ka ndodhur dy kerre tu shty, ai kerri tjetër u ik, ky tjetri e ka pshtue, prej qatyhit edhe u shku ngul qatje, personi i cili ka ardh nga Gjermania, për me i ble disa sene për shtëpi të vet e ka lepit për kocka në palet edhe e ka mbyt në vend”, ka treguar Maksuti për Indeksonline, banor i këtij fshati.
Po ashtu ai ka treguar se në vendin ku ndodhi aksidenti ka vazhdimisht gara me vetura, mirëpo nuk ka patrullë të policisë.
“Këtu ka vazhdimisht gara, nuk shkon java pa bo gara, tri ditë nuk shkon pa ardh naj i ri mu shty qashtu qysh u bo sot, shumë rrallë ka policë, radar nuk ka”, ka treguar Maksuti.
Po ashtu edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka vdekur pas plagëve të marra pasi është goditur nga në veturë.
Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka treguar për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur rreth orës 14:04 në fshatin Shtedin të Podujevës.
“Më 09.03.2019 rreth orës 14:04 në fsh.Shtedin Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Një këmbësor ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në këtë aksident një veturë ka dal nga rruga, tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi për Insajderi.
Ndërsa sipas dëshmitarëve aksidenti kishte ndodhur pasi dy vetura kishin qenë duke garuar njëra me tjetrën.