Fjalë Kyçe

Një ditë para seancës konstituive, Kurti i mbledhë deputetët e tij

Një ditë para seancës konstituive, Kurti i mbledhë deputetët e tij

Deputët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në selinë e tyre, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në takimin e planifikuar për mesditën e sotme janë parë duke hyrë në selinë e këtij subjekti politik deputetët e rinj të cilët do të betohen nesër.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 24 orë deri në seancë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ende marrëveshje për koalicion.

Ndërsa seanca, pritet të fillojë nga ora 15:00.

Kujtojmë se VV dhe LDK pengesë kryesore për arritjen e koalicionit kanë postin e presidentit, për të cilin, kjo e fundit pritet të heqë dorë.