Dogana e Kosovës ka njoftuar se personi që vdiq sot nga COVID-19, ishte oficer doganor. Sipas njoftimit të QKUK-së, pacienti ishte 53 vjeç dhe nga Komuna e Prizrenit.
“Sot në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Kjo është një humbje e madhe për Doganën, pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e Doganës, duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi, të cilat edhe i themeloi dhe i funksionalizoi. Së fundmi, i ndjeri ishte udhëheqës i pikë-kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në një njoftim të bërë në Facebook.
Gjithsej në Kosovë, deri më tash kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë 630 janë të infektuar.