Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Evropës mes Dudelange dhe Qarabag.
Sipas raportimeve të medieve, shkas për ndërprerjen e kësaj ndeshje është futja e një droni në stadium, i cili barte edhe një flamur.
Dudelange – Karabağ maçında drone ile Ermenistan bayrağı açılması nedeniyle ara verildi.pic.twitter.com/PGGHykg7uy
— BBO Sports (@bbosports) October 3, 2019
Sipas këtyre raportimeve, në dron qëndronte një flamur i Armenisë, gjë e cila trazoi tifozët në stadium.
Kujtojmë se Armenia dhe Azerbajxhani nuk kanë raporte të mira pas konfliktit të vitit 1994.
Droni në futboll për herë të parë është përdorur nga Ballist Morina, që në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, kishte futur në stadium një flamur me simbole shqiptare.