Fjalë Kyçe

Një e re sulmohet nga qentë endacakë afër Kampusit të UP-së në Prishtinë

Një e re sulmohet nga qentë endacakë afër Kampusit të UP-së në Prishtinë

Një e re me inicialet K.B., ka qenë viktima e radhës e sulmit nga qentë endacakë sot në Prishtinë.

Ajo ka njoftuar në grupin “Network Prishtina”, se disa qenë endacakë e kanë kafshuar derisa po kalonte në afërsi të Kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Pas sulmit dhe kafshimit, e reja thotë se është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ajo nuk ka fjalë që ta përshkruajë gjendjen e saj emocionale dhe fizike.

“Nuk po di as ku me u drejtu. Në afërsi të fakulteteve, unë sot përjetova një sulmim dhe kafshim nga qentë endacak, ku edhe u dërgova direkt nga persona shoqërues në Emergjencë dhe mora trajtim mjekësor në QKUK. Nuk kam fjalë me përshkru gjendjen emocioanle dhe fizike timen”, ka shkruar ndër të tjera ajo përcjell sinjali.

Ajo thotë se sulmi mund të ishte edhe më i rëndë nëse nuk do t’i dilnin në ndihmë dy vajza.