Një 15 vjeçar është therur me thikë në Obiliq.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai theksoi se se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën që ka therur 15 vjeçarin.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tha ai.
Tutje ai shtoi se lidhur me këtë rast janë duke vazhduar hetimet e nevojshme nga Policia dhe Prokuroria.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë Borovci.