Dje në policinë e Skenderajt u raportua se në fshatin Lubovec të kësaj komune ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë me drejtues një fëmijë e ka goditur një vajzë 4-vjeç duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Bëhet e ditur se viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, e më pas për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.