Gripi sezonal po ua rrezikon jetën qytetarëve të Kosovës.
Si pasojë e këtij gripi deri më tani kanë vdekur dy persona, si dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Në rrezik për jetë është edhe një fëmijë, të cilit gripi ia ka keqësuar drastikisht gjendjen shëndetësore.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar kardiologu i fëmijëve Ramush Bejiqi.
Ai tha se ky fëmijë ka edhe probleme me zemër.
“Po, është një rast në Klinikën e Pediatrisë që ka probleme me zemër që është duke u trajtuar dhe është i prekur me grip sezonal. Ai është në gjendje të rëndë. Më tej nuk mund të jap komente”- tha Bejiqi.
Rastet më të rrezikuara nga gripet sezonale janë personat që kanë probleme shëndetësore si: Probleme me zemër, diabeti, personat mbi moshën 65 vjeçare, fëmijet, gratë shtatëzëna.
Komplikimet shëndetësore që mund të sjell gripi sezonal mund të jenë fatale për këta të fundit.