Fjalë Kyçe

Një fitore dhe një humbje për Egzon Shalën në Kampionatin Evropian “Bukuresht 2019”

Një fitore dhe një humbje për Egzon Shalën në Kampionatin Evropian “Bukuresht 2019”

Egzon Shala është ndalur në 1/8 e finales së kampionatit evropian të mundjes për senior, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, shkruan GazetaAlo.

Mundësi ynë e nisi me fitore evropianin, duke e mposhtur Sayed Azarshakib të Azerbajxhanit, me rezultat 13:9, kategoria deri në 125 kilogramë.

Në 1/8 e finales, Shala u mposht nga gjermani me përvojë të madhe, Nick Matuhin. Një fitore në evropian vlerësohet sukses për Egzonin.
Në evropian, Kosova u përfaqësua edhe me Drilon Sylën, kategoria deri në 57 kilogramë.

Syla u mposhtë në raundin e parë nga francezi, Zohir El Ourraqe. Driloni mori përvojë të mirë dhe tregoi se ka të ardhme. /Gazeta Alo