Një foshnjë ka lindur pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë në këtë rajon, Fadil Gashi, ka thënë të mërkurën për Kohën se prindi i foshnjës është ankuar në polici pasi bashkëshortja e tij ka lindur foshnjën pa shenja jete, përderisa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.
Gashi ka thënë se familjarët e foshnjës së vdekur kanë insistuar për ta marrë trupin e saj për ceremoninë e varrimit, por nga stafi mjekësor u është thënë se foshnja nuk mund të merret deri nesër.
Ai shtoi se mjeku sanitar dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.