Fjalë Kyçe

Një futbollist shqiptar zëvendëson Messin në Barcelona

Një futbollist shqiptar zëvendëson Messin në Barcelona

Barcelona e zhytur në krizë të madhe financiare po punon maksimalisht që të paktën t’i regjistrojë lojtarët me të cilët ata kanë nënshkruar këtë verë.

Tashmë është konfirmuar se Barcelona ka arritur të regjistrojë në skuadër tre lojtarët Memphis Depay, Eric García dhe Rey Manaj për sezonin e ri të La Ligas.

Ekipit spanjoll deri tani i pamundësohej të regjistronte disa nga lojtarët e skuadrës, përfshirë edhe disa që ka transferuar këtë verë, krejt kjo pas një krize të madhe financiare që ekipi nga Katalunia është duke u përballur, siç ndodhi së fundi edhe kur ata duhej të largonin Messin pas 21 vitesh.

Raportohej se janë edhe afro 150 milionë që Barcelona duhet t’i gjenerojë, në mënyrë që ti regjistrojë disa nga lojtarët për sezonin e ri. E kjo është e mundur nëse disa lojtarë të ekipi pajtohen që të ulin pagën e tyre vjetore, përndryshe kjo nuk do të mund të realizohej.

Treshja e Barcës janë regjistruar tani në skuadër falë marrëveshjes së arritur me mbrojtësin Gerard Piqué, për të ulur ndjeshëm pagën e tij.

Skuadra spanjolle tashmë ndihet më e liruar, por duhet t’i bindë edhe lojtarë të tjerë për t’i ulur pagat, në mënyrë që të jetë e pastër në aspektin e fair-playt financiar.
https://www.youtube.com/watch?v=UbqUdGPIWCE