Fjalë Kyçe

Një gardë ceremoniale për burgjet

Një gardë ceremoniale për burgjet

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale për këtë institucion.

Sipas njoftimit, Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues do të veprojë në raste të caktuara ceremoniale.

E, drejtori Thaçi në një prononcim për KOHËN ka thënë se këto raste janë ceremonitë e varrimit të anëtarëve të stafit të Shërbimit Korrektues dhe përvjetorët.

“Nuk do të ketë staf shtesë, anëtarët e tashëm do ta kenë si punë sekondare”, ka thënë Thaçi.

Garda ceremoniale do të themelohet në bazë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.