Fjalë Kyçe

Një grua daneze vdes pasi mori vaksinën e AstraZenecas

Një grua daneze vdes pasi mori vaksinën e AstraZenecas

Një grua daneze ka vdekur pas një kohe të shkurtë pasi ka marrë vaksinën e AstraZenecas pasi ka pasur “simptoma të larta të pazakonshme” ka thënë agjencia e mjekësisë së vendit.

Pacientja 60-vjeçare ka pasur një numër të ulët të trombociteve të gjakut dhe mpiksjes në enë të vogla dhe të mëdha, si dhe gjakderdhje.

Agjencia daneze e Barnave tha se një numër i vogël i rasteve të ngjashme u gjetën në bazën e të dhënave të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) – përfshirë së fundmi në Norvegji.

“Pamja e sëmundjes është shumë e pazakontë dhe aktualisht po hetohet plotësisht nga EMA,” tha agjencia në një deklaratë të dielën

Agjencia daneze tha se në listën e simptomave zakonisht nuk është parë mpiksja e gjakut.