Një grua dyshohet ka vdekur gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Vesel Gashi, të enjten.
Sipas tij, rastin në polici e ka raportuar djali i viktimës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm”.
“Më 23.06.2022 rreth orës 17:10, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet në rrugën ‘Gjeravica’ në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm. Patrulla të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese dhe ai deklaroi se nëna e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren.