Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë.
Rasti që thuhet se po hetohet nga Policia ka ndodhur të enjten pas mesditës.
“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.