Fjalë Kyçe

Një grua i gjuan me gurë tre policë në Prizren

Një grua i gjuan me gurë tre policë në Prizren

Një grua me probleme mendore, ia ka gjuajtur me gurë tre policë në Prizren.

Policia bën të ditur se e njëjta i kishte sulmuar edhe fqinjtë e saj, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se tre zyrtar policor deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare janë sulmuar me gurë nga një e dyshuar femër kosovare e cila ishte me probleme mendore, e njëjta kishte sulmuar edhe fqinjët e saj. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në repartin Psikiatrik për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore.