Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë, që ndodhi më 13 qershor në Bregun e Diellit në Prishtinë.
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”, njoftoi sot PK-ja.
Policia njofton se është arretstuar i dyshuari H.V. mashkull 23 vjeç.
“Nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit”, njoftoi PK.