Fjalë Kyçe

Një i huaj pyet pse janë vendosur shamiat e kuqe nëpër Prishtinë, kështu i përgjigjen qytetarët

Një i huaj pyet pse janë vendosur shamiat e kuqe nëpër Prishtinë, kështu i përgjigjen qytetarët

Një shtetas i huaj i cili jeton në Kosovë, ka pyetur se pse janë vendosur shamiat e kuqe nëpër Prishtinë.

Shtetasi i huaj Scott Handley ka bërë këtë pyetje në një grup në rrjetin social facebook, raporton Gazeta Express.

Disa nga komentuesit i janë përgjigjur me ironi se arsyeja e vendosjes së shamiave të kuqe është shkaku i Shën Valentinit apo Ditës Ndërkombëtare të të Dashuruarve.

Të tjerë i janë përgjigjur se shamiat e kuqe janë vendosur për të përkrahur parti politike pasi zgjedhjet e 14 shkurtit janë afër.