Fjalë Kyçe

Një i mitur e plagos veten me pistoletë në Obiliq

Një i mitur e plagos veten me pistoletë në Obiliq

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Breznicë të Obiliqit një i mitur është vetë plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

Të njëjtit i është konfiskuar arma e zjarrit, pistoletë me një fishek.

Fsh. Breznicë, Obiliq 11.04.2020 – 14:15. I dyshuari mashkull K (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti është vetë plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një fishek. I dyshuari gjendet në QKUK për tretman mjekësor”, njoftohet në raportin e policisë së Kosovës.