Fjalë Kyçe

Një i mituri në Podujevë kërcënon një person me armë, arrestohet

Një i mituri në Podujevë kërcënon një person me armë, arrestohet

Policia e Kosovës, dje rreth orës 13:30, ka arrestuar një person të mitur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Arsyeja e arrestimit është se i dyshuari ka kërcënuar një person me armë, transmeton indeksonline.

Policia nga i dyshuari ka arritur të konfiskoj një pistoletë me dy fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.