Fjalë Kyçe

Një i plagosur në Podujevë, ja si ndodhi rasti

Një i plagosur në Podujevë, ja si ndodhi rasti

Në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë një person është plagosur nga një predhë qorre.

Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00. I plagosuri ishte i moshës 15 vjecare.

Policia ka shkuar në QKMF të Podujevës, ku po trajtohej i plagosuri S.A, i cili ka deklaruar se ai është goditur nga predhë qorre derisa ishte në lëvizje.

15 vjeçari është lënduar në këmbën e djathtë dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka hetuar rastin.