Fjalë Kyçe

Një i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 439.