Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së enjtes në Keçekollë të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus i trafikut urban dhe një veturë.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keçekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.