Si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.7 që goditi provincën lindore Bingol të Turqisë, një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ndodhi pasditen e sotme në orën 5:24 në krahinën Karliova.
Autoritetet e provincës Bingol njoftuan se në fshatin Kaynarpinar, dy kullat e vëzhgimit që i përkisnin stacionit policor u rrëzuan dhe u lënduan tre roje të fshatit.
Guvernatorati i Bingolit njoftoi se gjithsej shtatë persona, duke përfshirë një roje të fshatit, u shpëtuan nga rrënojat përderisa përpjekjet janë duke vazhduar për të shpëtuar tre persona të tjerë, përfshirë një roje të fshatit.
Më vonë u konfirmua nga autoritetet se roja i fshatit që ishte bllokuar nën rrënoja në Kaynarpinar humbi jetën.