Fjalë Kyçe

Aksident në Brecë të Podujevës: Një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident në Brecë të Podujevës: Një i vdekur dhe një i lënduar

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Brecë të Podujevës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësi e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona”.

“Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente”.