Fjalë Kyçe

Një i vdekur dhe një i lënduar pas aksidentit në Bajçinë të Podujevës

Një i vdekur dhe një i lënduar pas aksidentit në Bajçinë të Podujevës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Bajçinë të Podujevës.
Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një mashkull dhe një person tjetër është transportuar për trajtim në QKUK.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Qitaku.

“Rreth orës 20:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Bajqinë ku e përfshirë ka qenë një veturë. Njësitë policore dhe ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konfirmuar vdekja e një personi të gjinisë mashkullore ndërsa një person tjetër është transportuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Trafikut.