Fjalë Kyçe

Një i vdekur dhe një i person lënduar rëndë, në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një i vdekur dhe një i person lënduar rëndë, në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar rëndë, në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, derisa ka shtuar se personi i lënduar ndodhet në QKUK.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK”, ka thënë Hoxha.

Pas këtij rasti, zëdhënësi Hoxha ka pasur edhe një kërkesë për gjithë shoferët.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”, ka kërkuar ai.