Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielën se edhe 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 1.027 mostra të marra për testim.
33 persona të infektuar deri më tani janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223.860.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shënuar ulje në 555.