Në qendër të Strasbourgut, pas të shtënave në këtë mbrëmje, është vrarë një dhe janë plagosur 6 persona, njoftojnë medie franceze, transmeton Koha.net.
Bashkia e qytetit i ka ftuar banorët “të qëndrojnë në shtëpi”, përcjell Le Monde .
Ministria e Brendshme ka përmendur “një ngjarje të madhe të sigurisë publike po zhvillohet në Strasbourg”.
Sulmuesi është në arrati dhe policia është në ndjekje të tij.