Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Mitrovicën e Jugut, Fexhrije Pllana, ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës ka një të dyshuar.
Nuk dihen motivet e ngjarjes./BetimipërDrejtësi