Fjalë Kyçe

Një inxhinier i marinës amerikane arrestohet bashkë me gruan e tij për shitje të informacioneve sekrete

Një inxhinier i marinës amerikane arrestohet bashkë me gruan e tij për shitje të informacioneve sekrete

Një inxhinier bërthamor i marinës amerikane dhe gruaja e tij kanë shitur informacionet sekrete rreth nëndetëseve bërthamore tek një agjent i FBI-së, i cili paraqit si një përfaqësuesi i një shteti të huaj, ka deklaruar Departamenti i Drejtësisë të dielën.

Jonathan Toebbe dhe gruaja e tij, Diana, janë arrestuar të shtunën në perëndim të Virgjinias dhe janë ndaluar për rrezikim të energjisë atomike, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.

Të martën ata do të dalin para gjykatës së Virgjinias, shkruan Reuters.

Toebbe ka dërguar një paketë të dhënash drejt një vendi të panjohur në vitin 2020 dhe më vonë filloi të shiste sekrete për dhjetëra mijëra dollarë në kriptovalutë ndaj një agjenti të fshehtë të FBI -së që paraqitej si një zyrtar i huaj, thuhej tutje në deklaratë.

Gruaha e Jonathan i kishte ndihmuar atij gjatë tërë kohës dhe vepronte si vëzhguese.

Zyrtarët thanë se Toebbe dhe gruaja e tij, të cilët janë nga Annapolis, Maryland, u arrestuan pasi një vend takimi në Virxhinia Perëndimore. Ata akuzohen për komplot dhe “shpërndarje të të dhënave të kufizuara”, sipas një kallëzimi penal.