Fjalë Kyçe

Një kamion me plot imigrantë kapet në Maqedoninë e Veriut

Një kamion me plot imigrantë kapet në Maqedoninë e Veriut

94 imigrantë u gjetën të fshehur në një kamion në Maqedoninë e Veriut. Një patrullë e policisë maqedonase ka ndaluar kamionin me targa shtetërore të dielën në qytetin Radovish, ndërsa shoferi është larguar pas ndalimit.

Policia gjeti imigrantët që vinin nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani, të fshehur në kamionin e mallrave, raporton AP.

Imigrantët do të transferohen në një strehë emigrantësh në kufirin jugor të qytetit të Gjevgjelisë, për tu depërtuar në Greqi, prej nga kanë ardhur.