Një këmbësor është goditur nga një veturë në Matiqan të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshirë këmbësori dhe dy automjete në lëvizje.
“Rreth orës 13:20, në rrugën ‘Dëshmorët e Marevcit’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo, për sinjalin.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.