Fjalë Kyçe

Një këmbësore goditet në zebra nga vetura në Fushë Kosovë

Një këmbësore goditet në zebra nga vetura në Fushë Kosovë

Një këmbësore është goditur nga një veturë para pak minutave në Fushë Kosovë.

E njëjta, gjersa ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha, është goditur nga një veturë.

Në pamjet e siguruara nga lajmi.net shihet se pranë saj janë kalimtarë të rastit të cilët janë afruar për ta ndihmuar.

Lidhur me rastin ende nuk është deklaruar Policia e Kosovës.