Policia e Gjakovës ka arrestuar dy persona një shtetas kosovar dhe një serb pasi që të njëjtit dyshohen për vjedhje.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Stacioni Policor në Gjakovë, i cili në kuadër të shumë angazhimeve, si në preventivë ashtu edhe në veprime tjera operativo-hetimore, ka kryer këtë operacion, shkruan Gazeta Alo.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
Sh. K. i lindur me 1985, shqiptar/kosovar
Të njëjtit janë arrestuar mbi bazën e dyshimit që në mënyrë sistematike që nga viti 2018 e deri më tani kanë kryer disa vepra penale kundër pasurisë si ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’, cak i tyre kanë qenë kryesisht shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse duke vjedhur kështu pasuri të ndryshme të luajtshme.
Sipas kësaj komunikate deri më tani janë zbuluar 36 vepra të ndryshme penale për të cilat janë ushtruar kallëzime penale policore dhe janë sekuestruar prova të ndryshme materiale të cilat do të dorëzohen në prokurori.
Personat e dyshuar janë proceduar në prokurori dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit./Gazeta Alo/