Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për alpinistin nga Kosova që dyshohet se ka vdekur në Valbonë.
Në njoftimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit thuhet se operacioni është i ndërlikuar, ndërsa për informata më të hollësishme do të ketë njoftime shtesë.
Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në zonën e Valbonës, ku siç shkruan TopChannel, ndërhyrja nga toka e ajri janë të pamundura për ta nxjerrë trupin.
Prandaj, sipas këtij mediumi, është kërkuar intervenimi i alpinistëve të certifikuar të cilët lëshohen me litar për ta nxjerrë trupin.