Fjalë Kyçe

Një kosovar, i pari në Amerikë, Shaqiri futbollisti më i paguar në MLS, lë prapa shumë yje!

Një kosovar, i pari në Amerikë, Shaqiri futbollisti më i paguar në MLS, lë prapa shumë yje!

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i paguar në Amerikë. Sindikata e MLS ka publikuar listën e pagave ku kosovari është në krye të listës.

Shaqa fiton 7.7 milionë euro në sezon te skuadra amerikane, duke qenë futbollisti më i paguar në ligë.

Ai lë pas yje si Javier “Chicharito” Hernández (gjashtë milionë) dhe Gonzalo Higuaín (5.8 milionë), Josef Martínez fiton 4 milionë franga te Atlanta.

Shaqiri nuk do të jetë edhe shumë gjatë në krye të kësaj renditjeje.

Lorenzo Insigne, në verë do të transferohet nga Napoli në Toronto.

Sipas raportimeve, ai do të përfitojë 14 milionë euro në sezon te Toronto